Arjola, Antonela apo Einxhel, cila do ta zvendesoje Fifin ne BB VIP?!

7 muaj më parë

Fifi ishte nje nder konkurrentet me te forta ne BB VIP, ndonse ajo vendosi te largohej nga shtepia per shkak te problemeve emocionale.
Te gjithe bene sikur u merziten e qane per se gjalli, ama sa e percollen hapen gojen shpuze ku tregonin se e donin jashte.

E vec Fifit e cila ngrinte sherre e debate tashme duket se jane zgjuar e te tjeret. Einxhel prej disa ditesh tashme i ka shpallur lufte te hapur Monikes, ku mes njera tjetres nuk kane mjaftuar as ofendimet.

Antonela ne anen tjeter eshte futur me provokime, fiks rasti: ua ben nervin kacurrel te gjitheve!

Por e dini kush mund ta zvendesoje me se miri Fifin? Arjolaaaaaa!

E dini pse? Arjola tregoi ate historine e dhimbshme ne fillim e fjeti rehat nja 3 jave. Tani e kuptoi qe nuk shtyhet me keshtu e ka filluar ngre zerin. Po po bertet, zihet me te gjithe, ben thashetheme. Qetesia duket se i ka humbur. E rasti me i fundit eshte pikerisht debati me Antonelen ku nuk ngurroi ta quante buallice e te mete mendore. E pra Arjola po lufton, me cdo njeri per cdo gje e askush nuk e ndalon!

E pra Fifi rri e qete ke lene perfaqesuese te denje ne shtepi! Te shohim kjo rruge ku do e nise Arjolen ne finale apo perjashta!

Të ngjashme