Showbiz
Arjan Konomi: Albin Kurti me shpetoi nga banda Arkanit, jeta ime ishte ne rrezik
22 Shkurt, 2021 | 5:18 pm
Gazetari dhe opinionisti i njohur Arjan Konimi ka rrëfyer gjatë një interviste, sesi kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i shpëtoi jetën gjatë kohës së luftës në Kosovë.
I ftuar në emisionin “Kojshia show”, Konomi ka treguar se banda e Arkanit i kishte dalë para hotelit ku ai do të qëndronte, dhe nëse e kapnin dhe shikonin se ai ishte shqiptar, i rrezikohej jeta.
Për këtë, opinionisti ka thënë se e kishte ndihmuar Albin Kurti.
“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha.
Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishte policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.
Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët.
Pastaj Albini më strehojë te një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh.
TPZ.al