Kryefjala Logo

Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga KM:Ua mori çmimin pa qenë fare

9 Dhjetor, 2024 | 10:00 am

Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

Ajo ripostoi një mesazh që shkruante:
“Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

IMG 0951

Të ngjashme