Kryefjala Logo

Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë për herë të parë pas dy vitesh!

18 Nëntor, 2021 | 3:20 pm

 

Festivali i Këngës në vitin 2019 do të shkaktonte mjaft polemika, të cilat do të kulmonin me fitoren e bujshme të Arilenës me këngën “Shaj”.

Ky do të ishte edhe bashkëpunimi i fundit i Vera Grabockës me Arilenën, bashkëpunim, i cili nisi që në X Factor shumë vite më parë.

Pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshme për marrëdhënien e dyshes, duket se tashmë do të mund të kemi edhe një përgjigje.

Do të jetë “Pop Art Festival”, ai që do të bëjë sërish bashkë Grabockën dhe Arën, në datën 19 Nëntor në sheshin Skënderbej.

Vera Grabocka do të jetë regjizorja e festivalit që pritet të mbledhë në shesh mijëra persona dhe të festojë karrierën shuëm vjeçare të popstarit shqiptar, suksesi i së cilës i kaloi edhe kufinjtë.

Tashmë pritet që rezultati i këtij ribashkimi të shihet live në sheshin Skënderbej, këtë të premte në orën 19:00!

Të ngjashme