Kryefjala Logo

Argjira zbulon djalin që i rrëmbeu zemrën Beniadës: Është e dashuruar!

24 Mars, 2022 | 7:52 pm

Mbrëmjen e djeshme Argjira dhe Beniada kanë qenë të ftuara në “Goca dhe Gra” ku kanë folur për projektin e tyre n’Trip dhe jo vetëm.Teksa ato kanë zbuluar disa nga sekretet e udhëtimeve të tyre, Argjira ka rrëfyer se Beniada u dashuria me një djalë që këndonte tek Pazari Korçës Panajotin.

Vajzat kanë filluar të qeshin dhe Beniada u vu paksa në siklet ndonse me sportivitet u shpreh se Panajoti mund ta dëgjojë. Beni tërhoqi zemrat e publikut me çiltërsinë dhe gafat që bënte në Big Brother.

Së fundmi ajo ka filluar jetesën në Shqipëri ku dhe është shprehur se ka dashur gjithmonë të rikthehet ndonse tani më është e sigurt që do qëndrojë për shkak të projekteve të saj.

Të ngjashme