Kryefjala Logo

Argjendi ngre akuza ndaj Ritvanes dhe le emisionin per njohjen e re: Ke qene ne shtepine time!

16 Nëntor, 2021 | 8:12 pm

Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Ritvanës dhe Argjendit e cilësoi Ritvanën një person inekzistent për të, ndërsa shtoi se ajo është shumë e shtirur në takime dhe se jashtë studios ajo ka një fjalor tjetër. Po ashtu Argjendi hodhi akuza se në fillim të programit Ritvana ka qenë ajo që ka bërë plane se si të afrohen dhe se si të largohen herë pas here në mënyrë që ajo të ishte protagoniste në emisione.

Ndërkohë debatet dhe akuzat mes tyre kanë vijuar edhe ditën e sotme. Argjendi ka akuzuar Ritvanën se ka qenë në shtëpinë e tij dhe se janë takuar dy herë pas largimit të Edit dhe Adës nga programi. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga Ritvana që ka akuzuar Argjendin se po mashtron.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=288&loc=https%3A%2F%2Fnews 31.com%2Fke qene te shtepia ime argjendi sulmon ritvanen dhe terhiqet nga emisioni per shkak te njohjes se re%2F&referer=https%3A%2F%2Fl.instagram

 

Sakaq, Argjendi është larguar sot nga emisioni përfundimisht. Ai bëri me dije se ka nisur një njohje të re jashtë “Për’puthen” dhe se dëshiron të vijojë njohjen me të.

Të ngjashme