Showbiz
Ardian Bujupi martohet në fshehtësi. Ja detajet e dasmës…
2 muaj më parë


Ardian Bujupi është martuar në fshehtësi. Burime për ‘Prive’ bëjnë të ditur se Ardiani i ka dhënë fund beqarisë në Gjermani, pak ditë më parë.
Artisti shqiptar është martuar në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarësh dhe është siguruar që asgjë të mos bëhej publike për mediat.
Bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani. Ende nuk ka një foto të saj, ndaj do na duhet të presim deri në momentin që ai ta bëjë publike vetë lajmin e bukur.