Kryefjala Logo

Arbana e quajti fanse dhe Balina nuk vonon përgjigjen!

14 Maj, 2023 | 10:50 am

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:
“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”

Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.
Balina duket se ka qënë duke e ndjekur dhe reagoi në Instagram ku shkroi:
“Fanse është zgjedhje.
Kompleksi është vuajtje”

Dhe nuk është ndalur këtu sepse mëngjesin e sotëm me zë dhe figurë ka nxjerrë disa të vërteta të paditura për publikun.
Ajo thotë se Arbana e ka ftuar të jetë sërisht opinioniste në BBV2 kështu që në rrethana të tjera mbrëmë do ta kishte si opinioniste në studio ndaj edhe mendon se ka qënë shaka…
Video:

1E722F53 5A0F 479A B9DD 5D718C491FB3

Të ngjashme