Showbiz
Anxhela Peristeri lë me gojë hapur të gjithë Tiranën!
12 muaj më parë


Këngëtarja me vokalin më të mirë në Shqipëri Anxhela Peristeri ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert recital në Teatrin e Operas dhe Baletit, me titull “Aromë gruaje”. Salla ka qenë e tejmbushur nga dashamirës të muzikës së saj dhe miq të këngëtares.
E pyetur nga Kryefjala.com Anxhela ka treguar se ka qenë pak e emocionuar në fillimin e koncertit por sapo ka parë publikun e saj ka qenë mirënjohëse, është gëzuar dhe ka kënduar me gjithë shpirt. Gjithashtu shprehet falenderuese kundrejt Kozeta Kurtit e cila ishte organizatorja e eventit.
“Aromë gruaje” kryeqytetit i dha Art!”- shprehet Anxhela. Ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka qenë super e suksesshme. Ky është recitali i dytë që Anxhela shkëlqen dhe lë gojë hapur një publik të tërë!