Showbiz
Anxhela Peristeri ka një thumb për kolegët. “Duetin me Luizin e keni ëndërr po jeni kujtuar pak vonë”…
25 Shkurt, 2023 | 1:08 pm
Këngëtarja Anxhela Peristeri tha në “Wake up” se është e hapur për një bashkëpunim me kolegun Luiz Ejlli. Por nga ana tjetër ajo ka edhe një kritikë, jo për Luizin, por për të gjithë artistët shqiptarë. Sipas saj, tani që këngëtari është në BBV ata u kujtuan ta mbështesin.
“Dueti me Luizin është bërë ëndërr e shumë artistëve shqiptarë. Unë jam e hapur për bashkëpunim me Luizin. Luizi ka qenë këngëtar shumë i mirë. Ajo që më vjen shumë inat është pse e vlerësojmë Luizin tani që është në Big Brother. Dhe nuk e kanë vlerësuar atëherë kur ka qenë për t’u vlerësuar se ka qenë artist i arrirë dhe shumë i mirë. Kur e shohin që dikush merr një famë shumë të madhe dalin e mbështesin në masë. Më parë ata njerëz as nuk ishin kujtuar për të e nuk e kishin ndërmend të bënin duet me të. Janë kujtuar shumë vonë.”, u shpreh Anxhela.
Me popullaritetin që Luizi ka besojmë se shumë studio muzikore dhe producentë do ti vetëofrohen për bashkëpunime, por jemi të gjithë sy e veshë të shohim se me kë do të zgjedhë të bashkëpunojë ai.