Kryefjala Logo

Anxhela Peristeri flet para finales te Eurovizion: Pres mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve!

22 Maj, 2021 | 7:11 pm

Anxhela Peristeri ka realizuar një intervistë të shkurtër për “Telegraf.com” pak orë para finales së “Eurovision”, ku ka rrëfyer emocionet e natës gjysmëfinale dhe mbrëmjes së sotme. Ajo e ka përshkruar kontrollimin e emocioneve në një skenë të tillë si shumë të vështirë, ndërsa kualifikimin e para në finale tha se nuk e priste.

“Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Anxhela Peristeri për Telegrafin.

Sonte artistja shqiptare do të ngjitet një skenë për të performuar e dyta. Teksa ka falenderuar të gjithë shqiptarët e diasporës për mbështetjen e treguar ndaj saj, duke votuar, ajo u ka bërë thirrje ta mbështesin edhe një herë për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë.

“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falenderuese për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.

Të ngjashme