Anxhela Peristeri e thotë troç: Po kam blerë klikime!

3 muaj më parë

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Gjatë programit “Aldo Morning Show”, ajo pranoi se ka patur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Ajo është prezantuar këtë të diel në Kënga Magjike dhe balada e saj “Kalimtarë” duket se është pritur shumë mirë nga publiku.

Të ngjashme