Showbiz
Anxhela Martini dhe Valbona Selimllari, kanë një gjë të përbashkët që na habiti
23 Maj, 2022 | 3:32 pm
Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari ka sot ditëlindjen. Një bukuri si e Valbona Selimllarit, tërhoqi vëmendjen e gjithë Shqipërisë dhe jurisë në vitin 1992. Pas fitores në “Miss Albania”, në 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe në Letoni e ku u kurorëzua si më e bukura e globit. Sot Bobi është një nga ikonat e ekranit shqiptarë si dhe nënë e tre fëmijëve.
Por një tjetër bukuroshe shqiptare feston sot 36 vjetorin. Ajo është Angela Martini e cila e ka zhvilluar karrierën e saj në USA. Ajo ka treguar se ditën kur u zhvendos në Miami, hyri në një agjenci modelesh dhe prezantoi veten:“Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele!”.
Angela Martini ka pranuar gjithashtu se ka qenë në lidhje me Kanye West. Modelja e njohur është e para e famshme shqiptare që ka bërë fëmijë me nënë surrogate.
Ne i urojmë ditëlindjen të dyja bukurosheve shqiptare dhe mbetshin të bukura gjithnjë…