Kryefjala Logo

Antonela sqaron këpucët 800euro:”Kam fituar shitësja më e mirë në Europë”

5 Prill, 2022 | 1:50 pm

E ftuar në “Ftesë në 5” ishte Antonela Berisha,ish-banorja e Big Brother Vip ku foli edhe për eksperiencën brenda shtëpisë.

Oferta e Big Brother erdhi disa ditë para se të hynte në shtëpi dhe dëshira për të vënë në provë durimin e saj e bëri ta pranonte.

Antonela nuk bëri shumë në shtëpi por do të mbahet mend për debatin me Monikën kur i tha kësaj të fundit se i kishte shkelur këpucën.

“Kujdes,bëjnë 800 euro euro ato këpucë” -është shprehja e famshme që bëri xhiron e rrjetit dhe shumë komentues vërshuan në akuza.

Antonela u përgjigj duke thënë:
“Unë kam jetuar edhe para Për’puthen,kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeç,kam punuar kamariere,pastruese,e kam fituar lekun vetë.

Të gjithë punonim,qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë.
Rroga e parë zyrtare ka qënë kur isha stazhiste, 517€.

Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej.
Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës kisha dhe përqindje.

Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë”.

Të ngjashme