Kryefjala Logo

Antonela i kërkon falje Atdheut që i thirri kafshë, por debati plas sërish me Ledianën: Futesh si…

11 Shkurt, 2021 | 7:34 pm

Antonela i ka kërkuar falje Atdheun për debatin që patën dy ditë më parë në studio dhe konkurrenti nga Kosova u largua i nevrikosur.

Teksa ajo po sqaronte se fjalën “kafsha” e përdor me miqtë e saj, megjithatë i kërkoi falje. Ndër të tjera, u komentua se nuk bëri zgjedhjen e radhës dhe Ledjana ndërhyri duke aluduar se Antonela kishte synim të zgjidhte Atdheun për takimin tjetër.

Antonela: Desha ti kërkoj ndjesë me Atdheun. Jam penduar se nuk ishte qëllimi im. Nuk ta thashë për të të ofenduar. Mendoj se ishte pak nervoz dhe të kërkoj ndjesë dhe më vjen keq.

Atdheu: I forti fal, kështu që e fal Antonelën

Melisa: A po shkon drejt zgjedhjeve të Ledjanës?

Antonela: Jo, s’ka lidhje.

Ledjana: Do e shohim.

Antonela: Të lutem se është një moment shumë kritik. Nuk dua të të jap rëndësi fare. Unë duke i kërkuar ndjesë Atdheun, ti futesh prap si “7-a në 13”. Unë dhe ai nuk u sqaruam akoma, pse duhet të futesh këtu.

Ledjana: Sepse do e zgjedhësh atë.

Antonela: Kë atë? Ka emër.

Të ngjashme