Kryefjala Logo

Angela Martini reagon për herë të parë pas arrestimit të bashkëshortit të saj: “Kemi një sistem të tërë kundra nesh”

11 Shtator, 2021 | 4:16 pm

Pas arrestimit të bashkëshortit Drago, Angela Martini flet për herë të parë në një intervistë me revistën “Who”. Në një postim në instagram ajo ka publikuar videon e një pjese të intervistës me mbishkrimin e gjate:

“Forca jonë si çift është se ne e dimë që DASHURIA është superfuqia më e madhe !!! Kjo na bën gati të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë !!!

Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për 3 vjet për të, por pas një abuzimi tjetër kaq të madh që sapo ndodhi, MJAFT MJAFT! Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për Drejtësinë e vërtetë!

P.S. Nga rruga, ne jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi”

I kërkuar nga Interpoli, Drago është arrestuar gjatë pushimeve në Mykonos nga policia Helene teksa është zbuluar vendndodhja e tij rastësisht nga një foto e publikuar në Instagram e shoqes së ciftit. Aktualisht gjykata greke nuk po lejon ekstradimin e rumunit në Rumani.

Angela është shprehur në intervistë se po kërkojnë drejtësi në vendet e tjera duke theksuar se kanë një sistem të tërë kundra.

https://www.instagram.com/p/CTptyXygVn3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7231b36-8f47-4339-9b8d-15b0fce6d2ef

Të ngjashme