Showbiz
Analisti politik dhe këngëtarja e njohur pjesë e programit të kërcimit
22 Korrik, 2022 | 11:31 am

Ju e njihni Lorenc Vangjelin, analistin e njohur të cilin e shohim çdo mbrëmje të komentojë ngjarjet kryesore politike në vend. Por këtë herë Lorenc Vangjelin do ta shohim të zhveshur nga kostumi i analistit dhe do ta njohim në një tjetër dimension.
Kryefjala.com ka mësuar se ai do të bëhet pjesë e kastit të “Dance with me” ku do të kërcejë së bashku me shumë personazhe të tjerë. Një tjetër personazh publik që është konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit është edhe këngëtarja, Orgesa Zaimi.