Kryefjala Logo

Amos Zaharia rikujton ofendimin që i bëri Kiarës, zbulon çfarë foli me familjarët e saj!

17 Mars, 2023 | 4:41 pm

Amos Zaharia ka qenë i ftuar në D-night nga Dajana Shabani ku mes të tjerash ka folur edhe për ofendimin që i bëri Kiarës.

“Batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht, sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra. Mirëpo kur jemi në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me të vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim,”-është shprehur Amosi.

Nga ana tjetër duket se Luizi akoma nuk ia ka harruar këtë sharje Amosit, pasi përmendur sërish së fundmi brenda shtëpisë, duke i treguar Kiarës cfarë i tha.

Të ngjashme