Kryefjala Logo

Ambra Angiolini ringrihet mbi tragjëdinë sentimentale të pak muajve më parë dhe rifillon jetën

16 Gusht, 2022 | 6:55 pm

Ambra Angiolini është një aktore, prezantuese televizive, prezantuese e radios dhe këngëtare Italiane.
Pasi bëri debutimin e saj në televizion kur ishte ende adoleshente në “Bulli e pupe”,ajo fitoi famë të madhe në sezonin 92-93 me drejtimin e programit “Non è la Rai” emision që u bë një fenomen i vërtetë asokohe.
Si pjesë e transmetimit ajo gjithashtu filloi një karrierë si këngëtare duke nxjerrë më vonë katër disqe për RTI Music dhe duke marrë pjesë në muzikalin “Emozioni”

Më pas ajo vazhdoi të drejtonte programe televizive dhe eksperimentoi me disa role të tjera në botën e argëtimit, si drejtuese radioje, teatri, filmi dhe aktore televizive, dhe përvoja e saj e parë reale si aktore filmi, në filmin “Saturni kundër” ,fitoi vlerësimin e saj nga publiku dhe kritika, duke e bërë atë të fitojë çmimet më të mëdha të filmit italian.

Prezantuesja dhe aktorja pari një histori të gjatë me këngëtarin Francesco Renga dhe patën dy fëmijë
Për shumë vite çifti konsiderohej si një nga më të bukurit në Itali dhe ndarja e tyre trishtoi fansat.

Dy vite pas përfundimit të lidhjes me këngëtarin, Ambra Angiolini krijoi lidhje Massimiliano Allegrin, ish-lojtar dhe trajner i Juventusit, me të cilin a përfundoi më vonë për shkak të tradhtive nga ana e tij.

Sot e shohim si gjyqtare e “X Factor” në Itali dhe si protagoniste e një seriali shumë të fshehtë dhe të dëshiruar prej saj.
Këtë vit ajo ka mbushur plot 30 vite karrierë dhe pas një jete jo të thjeshtë emocionalisht,ajo tregon se tani është lumtur,respekton veten dhe ndihet e lumtur nëse vishet bukur vetëm për të shkuar në punë.

“Jam e lumtur dhe argëtohem pa menduar për dashurinë e madhe. Dhe kjo nuk më duket si krim” tregon Ambra

7DB08094 FA2F 42C6 8FAF 96F9E21E280B

Të ngjashme