Ambra Angiolini në spital, i mëson pacientes koreografinë e hitit “T’appartengo”…

2 muaj më parë

Pas rikthimit të bujshëm në X Factor, Ambra Angiolini ka shkuar në spitalin San Rafaelle në Romë, për një paciente dhe fanse të saj të zjarrtë.

Ambra pranë krevatit të saj i mësoi koreografinë e famshme, që i ka rezistuar viteve të hitit të saj “T’appartengo” .”Ti je e jashtëzakonshme, si vetë jeta”, shkruan pacientja në Instagramin e saj ku ka postuar edhe videon.

Në vitet ‘90 Ambra Angiolini ishte fenomeni dhe ylli i televizionit në Itali. Show girl-i italian ishte shumë e dashur edhe në Shqipëri, ku jo vetëm këngët e “Non e la Rai”, por edhe veshjet e saj imitoheshin. Ajo është sot nënë e dy fëmijëve, nga martesa me Francesco Rengan.

 

 

Të ngjashme