Showbiz
Almeda Abazi prezantuese e Festivalit të Rtsh?!
1 muaj më parë


Duket i largët por në fakt festivali i fundvitit në RTSH, vjen shumë shpejt. Organizatorët dhe drejtori i përgjithshëm gazetari i mirënjohur, Alfred Peza po merren seriozisht me eventin më të madh të vitit. Kryefjala.com ka mësuar se një nga emrat që po qarkullon së fundmi është ai i modeles dhe prezantueses bukuroshe, Almeda Abazi. Vajza e cila jeton prej vitesh në Turqi dhe që është martuar me një prej aktorëve më të famshëm turk, Tolgahan Sayisman vjen shpesh në Shqipëri me projekte të rëndësishme artistike. Ajo ka prezantuar vite më parë “Kënfa Magjike” si dhe programin “Dancing with the Stars”. Shpresojmë që pse jo ti thotë po edhe Festivalit të fundvitit.