Kryefjala Logo

Almeda Abazi flet për herë të parë për humbjen e babait: Doja ti dhuroja veshkën, ai nuk pranoi!

28 Maj, 2023 | 11:50 am

Almeda Abazi është rrëfyer për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Ajo ka thënë në Se Luan Topi, se babait të saj i nevojitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë.”

Që prej asaj kohe Almeda nuk ka mbajtur kontakt me familjarët e babait të saj.

Të ngjashme