Showbiz
Alketa Vejsiu shpërthen ndaj Alfred Pezës: Ti nuk di të jesh njeri!
5 Janar, 2024 | 5:22 pm
Ditën e sotme Alketa Vejsiu ka bërë një pyetësor në Instagram me ndjekësit. Disa prej tyre kanë pyetur për Festivalin e Këngës, ku ajo ka shprehur pakënaqësi. Dhe pse ka treguar qartë dëshirën për rikthim, ka diçka që e pengon.
Alketa ka kusht që të mos ishte drejtor i RTSH, Alfred Peza, teksa ka përfituar nga rasti për të disa (shumë) kritika për gazetarin që e drejton median shtetërore prej disa kohësh, si për mënyrën e punës, ashtu edhe për një ngjarje që i lidh personalisht.
Më tej ajo ka vazhduar; “S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë. Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!. Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje oa të drejtë page, për emergjencë e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione dukei hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”