Showbiz
Alketa Vejsiu humb babain: S’do jem më i njëjti njeri!
4 Nëntor, 2023 | 9:17 pm
Alketa Vejsiu ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një lajm tejet të trishtë, ndarjen nga jeta të babait të saj. Përmes një mesazhi të gjatë plot dhimbje ajo thotë se ndarja e tij nga jeta është trishtimi më i madh që i ka bërë të provojë “super star dad”.
“S’do jem më kurrë i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë shpirti…”, shkruan përmes rreshtave Alketa. Kujtojmë se ajo shpesh e shprehte edhe përmes postimeve marrëdhënien e veçantë që kishte me të atin që tanimë është atje lart mes engjëjsh. Ngushëllimet tona Alketë.