Kryefjala Logo

Alketa lutet që Beatrix Ramosaj të shkojë në “Dance with Me”…

20 Shtator, 2022 | 2:08 pm

Mbrëmjen e djeshme ka nisur në TV Klan programi i njohur i kërcimit “Dance With Me”, por siç rikonfirmoi moderatorja, Alketa Vejsiu personazhe të rinj do t’i bashkohen garës me kalimin e javëve. Një nga emrat që është lakuar më së shumti ka qenë dhe këngëtarja më e përfolur e momentit, Beatrix Ramosaj.

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance With Me”, mirë se të vijë. Një plan bust gjithçka mund të ndodhi Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu”, ka thënë pas lutjes Alketa Vejsiu.

 

Por nga ana e Beatrix nuk kemi asnjë reagim, madje postimi i saj i fundit është së bashku me vëllanë e saj, Alban Ramosaj. E ndërsa spektakli zhvillohej në Klan, Trixa duket se ka shijuar shëtitjet me vëllanë e saj.

ABF52013 2DA2 406F A9AE 4CF630C5CB0F

Të ngjashme