Showbiz
Alketa i kërkoi falje, nga Arilena heshtje (varri)…
19 Qershor, 2022 | 8:18 pm
Sot në media ka qarkulluar lajmi i faljes që Alketa Vejsiu i bëri këngëtares, Arilena Ara. Madje moderatorja e ka follow në Instagram këngëtaren që e shpalli si fituese të produksionit të saj, X-Factor në edicionin e tij të dytë, kurse Arilena mesa po kuptojmë nuk harron kollaj.
Por kur të gjithë po prisnim që Arilena të reagonte dhe ti kthente një përgjigje Alketës (që bëri çmos që festivalin që drejtoi vet ta fitonte Elvana Gjata), nga këngëtarja s’kemi ende asnjë përgjigje.
Sot është dita ndërkombëtare e baballarëve dhe Arilena ka postuar një foto nga fëmijëria krah babait të saj të ndjerë, i cili është ndarë nga jeta kur këngëtarja ishte ende e vogël.