Showbiz
Alketa del në Forbes me xhinset e Luanës!
24 Nëntor, 2023 | 6:55 pm
Alketa Vejsiu doli pak ditë më parë në kopertinën e revistës Forbes të Britanisë së Madhe! Por ajo që vumë re është se moderatorja ka veshur të njëjtat xhinse që ka patur Luana Vjollca në hapje të “Love Island”. Vetëm se Alketa ka zgjedhur ti kombinojë me një këmishë oversize, ndërsa Luana sigurisht që në formën më seksi me këtë bust me temina.
Kjo nuk është hera e parë që moderatoret shqiptare bëjnë “xing” me veshje, siç ndodhi në rastin e Luanës dhe Alketës.
Vitin e kaluar kur Luana nisi punën në TvKlan, Alketa Vejsiu bëri komentin e parë jo fort dashamirës për kolegen e re, që sapo i ishte bashkuar logos së re televizive.
“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Dhe kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit. Ndërsa Luana nuk iu përgjigj kurrë deklaratave të Alketës, duke vijuar punën me programet e saj.