Kryefjala Logo

Alfio flet për herë të parë në BB VIP për Fatmën!

15 Janar, 2024 | 5:16 pm

Alfio dhe Fatma ishin çifti që u folën shumë për ndarjen e tyre, ndonse deri më tani Alfio u bë pjesë e BB VIP.

Që në klipin e tij prezantues, Alfio e “preku” disi divorcin që ka përjetuar, si një moment mjaft të vështirë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ai ka folur për herë të parë për Fatmën, të paktën që pas ndarjes. Duke diskutuar me disa prej banorëve për fëmijët dhe rritjen e tyre në ditët dhe realitetin e sotëm, fituesi i “Master Chef” ndau eksperiencën e tij, teksa nuk hezitoi të thoshte fjalët më të mira për ish-bashkëshorten.

Ndër të tjera, Alfio tha se Fatma “falë Zotit është shumë nënë e mirë dhe kujdeset shumë për djalin e tyre”. Po ashtu tregoi se i biri e di që duhet të rrijë shumë pak në telefon, aq sa e lejojnë prindërit dhe e dorëzon vetë pasi ka qenë insistimi i tyre që e ka mësuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk i kurseu sërish komplimentat për moderatoren, duke u shprehur se “Që ka bërë punë shumë të mirë dhe se ai vetë kujdeset për djalin, por Fatma është perfekte”.

Të ngjashme