Kryefjala Logo

Alban Skënderaj rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Miriam shtatzënë, vëllai në koma, mami …

19 Qershor, 2022 | 11:26 am

Mbrëmjen e djeshme Alban Skënderaj ka qenë i ftuar në A-live night, ku mes karrierës ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës. Teksa ka marrë vesh se do të bëhej baba, ai është përballur me sëmundjen e të ëmës dhe vëllai në koma pas incidentit me makinë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë.

Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një incident, dy-tre javë në koma. Miriami ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma.

Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani sonte në “A live Night”.- ka thënë ai.

Të ngjashme