Showbiz
Alban Ramosaj vlerëson ish të dashurin e Ronela Hajatit
27 Maj, 2022 | 10:20 pm
Po mbahet sonte në Ulqin mbrëmja e “Netët e Klipit Shqiptar” dhe ne jemi nën urdhrat tuaja për t’ju mbajtur të informuar për gjithçka po ndodh atje.
Mes shumë çmimesh që po ndahen,vetëm pak minuta më parë ishte artisti Young Zerka që rrëmbeu çmimin e tij dhe ja dorëzoi këngëtari Alban Ramosaj.
Për ju që e keni harruar ose nuk po bëni lidhjen,ju rifreskojmë memorien.
Albani dhe Zerka kanë një të përbashkët që quhet Ronela Hajati.
Zerka ka qënë ish-i i Ronelës për disa vjet edhe pse dyshja nuk e pranoi asnjëherë dhe Albani ishte ‘rivali’ i saj në Festivalin e Këngës ku çmimin e madh e mori Ronela Hajati.
Për të dy djemtë janë episodet e së shkuarës tashmë dhe ne jemi gjithë sy e vesh për gjithçka po ndodh atje.
Pa merak,do të ndajmë gjithçka me ju!