Showbiz
Alban Kondi prek me postimin për Dr.Florin: “9 vite pa ty më ka marrë malli…”
17 Nëntor, 2023 | 3:08 pm
Sot mbushen plot 9 vite kur kantautori i njohur, Dr.Flori ndërroi jetë. Ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi ai që ka postuar një shënim në rrjetet e tij sociale, ku shprehet se e ka marrë shumë malli për vëllanë e tij të madh.
”9 vite pa ty … çfarë ditësh të mbushura me lot malli, trishtimi e gëzimi. Sot ndalova në oborrin e shtëpisë sonë të vjetër, hipa shkallët, hapa derën dhe shkova tek dritarja ku i vogël, dilja e prisja që ti të vije në shtëpi…”.
Albani dhe miqtë e Dr. Florit e kujtojnë gjithnjë artistin jo vetëm nëpërmjet hiteve por ndajnë shpesh kujtime që kanë me të. Nga ana tjetër djemtë e grupit “West Side Family” kanë vijuar me karrierën e grupit, duke publikuar këngë por duke vijuar edhe me mbrëmje koncertore.