Kryefjala Logo

Alba i sulet Azemit: Ndihem në presion!

12 Dhjetor, 2023 | 10:31 am

Azemi i ka shprehur pëlqim Albës që në fillimet e BB VIP, ndonse disa herë por ajo nuk e ka pranuar duke i thënë që e shikon vetëm si shok.

Ai ka treguar xhelozi ndaj Albës dhe madje është shprehur i zhgënjyer që Alba rri me Blerandon.

Alba në “Prime”, ka folur gjatë për këtë temë ku shprehet se ndihet në presion të madh nga Azemi.

Alba: Nuk mund ta ofendosh një person vetëm se nuk ka pëlqim për ty. Unë kam të drejtën të flas me të gjithë banorët në shtëpi. Ashtu siç e ka Azemi këtë të drejtë dhe nuk kam pse t’i jap llogari atij. Nuk është hera e parë që Azemi e bën këtë gjë, se pse unë flas me Blerandon. Unë i kam thënë Azemit që ti ke lojën tënde, unë lojën time. Por nëse ai ka nevojë për mbështetje do me ketë pranë gjithmonë nëse do të flasë me dikë më ka afër. Ka folur me arrogancë me mua, donte të rrinte vetem. Kur ka dashur ai ka ardh të bisedojë, por unë nuk jam lodër jam njeri me ndjenja, edhe unë lëndohem.

Të ngjashme