Alarmohet sërish në Greqia/ Vdes stilisti në moshë të re pasi mori vaksinën AstraZeneca

2 vite më parë

Greqia tronditet sërish me vdekjet pas marrjes së vaksinës britanike AstraZeneca.  Stilisti 32-vjeçar grek, Nassos Katris, është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, pak pasi kishte marrë vaksinën, doza e parë.

Trupi i të ndjerit u gjet sot nga shoqja e ngushtë, Athena Vticanou, po ashtu stiliste. Stilisti nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes dhe miqve për rreth 24 orë, e për këtë arsye, ata ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, shkoi në shtëpinë e të riut, ku u tmerruar pasi e gjeti atë të vdekur.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ditën e hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës.

Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mirë. Pas darkës me një mikun e tij, ai shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka pasur të vjella.

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Personat që jetojnë vetëm një kat më poshtë, kanë dëgjuar zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kanë kushtuar vëmendje sepse siç na thanë se nuk kanë dshur ta shqetësojnë.

Mjekët na thanë që pas autopsisë do të mësojmë më shumë se çfarë i ka shkaktuar atij vdekjen e papritur”, – tha Vaticanou.

Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

 

Të ngjashme