Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Alandy bashkeshorti i Palomes: Çmimin si aktore dhe lulet doja t’ja jepja njeheresh. Produksioni i Big Brother VIP vendosi ndryshe. Prandaj lindi keqkuptimi!

17 Tetor, 2021 | 4:15 pm

Paloma ka deklaruar pak dite me pare ne Big Brother se eshte dhunuar nga bashkeshorti nje periudhe qe ai pinte alkol, por tani cdo gje eshte kthyer ne normalitet dhe e kane kaluar ate kohe te veshtire.

Alandy ishte i ftuar ne Big Brother te premten ku i ka dhene Palomes nje cmim Oscar ku shkruante: Aktorja me e mire e BB.  Dhe takimi qe kreu me Palomen u prezantua nga produksioni si nje sqarim per situaten dhe ai eshte futur nen presionin qe duhet te kerkonte falje. E njejta gje ka ndodhur edhe sot ne Fun Club, ku Alandyt i eshte folur me nje ton te ashper dhe nuk e kane lene te sqarohet por e kane kryqezuar. Nisur nga kjo blogeri Olti Curri, ka kontaktuar me Alandyn, i cili ka sqaruar se si qendron e verteta.

Ai ka then se ka dashur ti jap cmimin dhe lulet ne te njejten kohe ne forme shakaje se bashku me vajzen por produksioni ka vendosur ti fute vecmas. Me tej ai sqaron se donte te futej te takonte Palomen vetem prej vajzes, ndonse produksioni vendosi ndryshe.

“Ka qene ne forme shakaje, forme dashurie, por kurre me e degjeneru me e bo mashtruese apo genjeshtare, kurre! Une do futesha e me cmim e me lule jo ne ate menyre sic me kane nxjerre, madje me thane se goca nuk do dali. Une vetem per femijen te shikonte nenen e vet doja se une skisha pse dilja, une sjam merzitur, ca ka ndodhur, ka ndodhur kur te dali perjashte do i rregullojme keto gjera. Cmimin vec, lulet vec e vajzen vec i ka ndare produksioni jo une. Ka qene produksioni qe e ka vendosur. Eshte shume veshtire per mua se kam punuar kam bere gjithe keto sakrifica dhe me lot ne sy po ta tregoj.”- ka treguar ai.

Të ngjashme