Showbiz
Akuzoi për kopje Einxhel Shkirën, Rudina Dembacaj sqaron deklaratën!
10 Mars, 2022 | 11:34 am
Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka bërë një publikim në story ku akuzonte Einxhel Shkirën –për kopjen e idesë së saj për të shkolluar vajzat në nevojë.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Rudina ka shpjeguar se nuk ka qenë një akuzë e tillë dhe nuk ka asgjë kundër Einxhel, madje kërkon që të shtohen sa më shumë rastet e tilla.
Më tej Rudina ka shpjeguar se ajo projektin e saj për të ndihmuar vajzat është duke e realizuar pa praninë e kamerave por po përmbush qëllimin e saj.