Kryefjala Logo

Aktorja tregon kërkesën e së bijës para se të futej në Big Brother VIP: “Të lutem mami, mos bëj seks..”

7 Tetor, 2021 | 2:56 pm

Aktorja e humorit Arjola Demiri është bërë pjesë e një bisede teksa po shijon ditën e dytë si banore e Big Brother VIP. Ajo u shpreh se vajza e saj I bëri një kërkesë të pazakontë përpara se ajo të futej në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

“Të lutem mami, mos bëj seks me askënd! Ma thanë edhe isha absolutisht për jo, sepse është përgjegjësi e madhe. Unë jam në punë edhe e kam mendjen aty, i marr në telefon. Thash nuk shkoj atje se nuk rri, çfarë do bëj.”- ka thënë Arjola

Ajo shtoi ndër të tjera se ka marrë lejen e fëmijëve për hyrjen në Big Brother : “U thash që më kanë ftuar, nëse ju jeni dakord do shkoj, nëse nuk jeni dakord nuk do shkoj. Helga dhe Rubini thanë direkt ‘po’, ndërsa Alesia tha ‘jo’. Pastaj tha ‘nëse ti do të shkosh, shko’. Por e pashë që u mërzitën”

Të ngjashme