Kryefjala Logo

Aktori shqiptar hidhet nga kati 6 i pallatit në New York me bashkëshorten, Irgen Çela bën dedikimin e ndjerë

7 Gusht, 2022 | 1:51 pm

Ditën e djeshme në media ka bërë jehonë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit shqiptar Florind Belliu i cili u hodh nga kati 6 i pallatit ku jetonte së bashku me bashkëshorten. Ata lanë pas dy fëmijë 6 dhe 2 vjeç.

Të afërmit shprehen se ai vuante nga gjendja emocionale e rënduar pas humbjes së babait. Ndërkohë që nuk kanë munguar as dedikimet në rrjetet sociale nga miqtë. Një ndër këta është edhe aktori i “Portokalli”, Irgen Çela i njohur si Xhoda.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin”.-shkruan ai.

Të ngjashme