Kryefjala Logo

Aktori acarohet me pyetjen e Ronaldos:”Të konsideroja mik, ti do të më nxjerrësh bojën”

4 Mars, 2024 | 10:31 am

Devis Myslymi është ajtori i humorit në “Portokalli” ku famën e ka marrë nga personazhi që ai luan në skenë si ‘Bracja’

I ftuar në “Mos i bjer me Top” përballë Robaldo Sharkës,Deivisi është mërzitur me një pyetje të moderatorit.
Ronaldo e pyeti nëse mban kanabis si lule dekorative në shtëpi, Deivisi shprehet i nervozuar se tepelenasit nuk mbahen për hashash, por për burrëri dhe mikpritje.
Ronaldo Sharka: Një tepelenas si Devisi e mban kanabisin si lule dekorative në shtëpi?

Deivis: Ku e ke dëgjuar ti që tepelenasit e mbajnë kanabis?
Ronaldo Sharka: Nuk e thashë unë, ti e the.
Deivis: Jo diku ti je përmbajtur, thoshe tani publikisht këtu.
Ronaldo Sharka: Pse çfarë do më bësh? Po nuk e thashë çfarë do më bësh?
Deivisi: Tepelenasit nuk mbahen për hashash që të mos keqkuptohen njerëzit. Unë e di që të kam mik ty, kështu do ma nxjerrësh mua bojën. Tepelenasit mbahen për burrëri vëlla, për mikpritjen. Ti bëje një herë provë, hajde një herë në Tepelenë, thuaji kam ngelur jashtë dhe dua të fle një natë këtu, ne qoftë se tepelenasit nuk ta hapin derën, unë publikisht nuk dal më në intervistë. Mos më vendos në sedër mua se kështu më mërzit ti.

Të ngjashme