Kryefjala Logo

Aksidentohet në Dibër,Ledjona Xheladinaj/dërgohet me urgjencë në spital

6 Dhjetor, 2024 | 9:12 am

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se në këtë aksident është përfshirë gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Ledjona Xheladinaj.

Sipas asaj që Syri.tv bën me dije gazetarja ka qenë duke udhëtuar me motomjet në momentin e aksidentit. Si pasojë ajo mbeti e plagosur, duke pësuar frakturë në shtyllën kurizore.

Menjëherë, Ledjona u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë deri më tani gjendja e saj shëndetësore paraqitet stabël.

/Newsbomb.al/

Të ngjashme