Showbiz
Aksidenti i Mozzik. Makina rrotullohet në mal…
2 muaj më parë


Pasioni për sportet ekstreme malore nuk ka shkuar mbrëmë pa një rrotullim për Mozzik.Reperi ka treguar përmes rrjeteve sociale se makina me të cilën ishte duke bërë xhiro me miqtë e tij është rrotulluar. Fatmirësisht, ata nuk kanë as edhe më të voglin lëndim, por gjithsesi i sugjerojmë reperit të tregojë më kujdes. Sa i takon muzikës kënga e tij e fundit është “Escozziki” e publikuar rreth tri javë më parë.