Kryefjala Logo

“Ajo është e shkatërruar”, mikja zbulon gjendjen e Chiara Ferragni pas skandalit

22 Dhjetor, 2023 | 5:45 pm

Mariella Milani, kritike e modës dhe ish-kryeredaktore e Tg2 ka folur së fundmi për gjendjen e Chiara Ferragni pas skandalit.

“Ajo është shkatërruar, fola me një mike të saj që më tha që s’ka dalë prej ditësh nga shtëpia. Për mendimin tim ka të drejtë të heshtë, koha do të tregojë si do të përfundojë sepse dëmtimi i imazhit që ka patur është shumë i madh”, tha ajo.

Prokuroria e Milanos ka hapur një dosje për Chiara Ferragni-n pasi u zbulua mashtrimi i saj me panetonen “Balocco”.

Ankesa është paraqitur nga shoqata për të drejtave të përdoruesve dhe konsumatorëve “Codacons” dhe shoqata për solidaritetin social dhe mbrojtjen e të drejtave civile “Assourt”.

Në këtë moment dosja është pa hipotezë krimi dhe pa të dyshuar dhe çdo hetim do t’i besohet Policisë Financiare.

Sipas “Codacons”, klientët që kanë blerë panetonen me një çmim prej rreth 9 eurosh kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të parave të paguara.

Deri tani, nuk ka asnjë ankesë në lidhje me mashtrimin tjetër në lidhje me shitjen e vezëve të Pashkëve të sponsorizuara më parë nga sipërmarrësja.

Të ngjashme