Agron Llakaj kujton Koço Devolen:”Ngre sytë lart në qiell…”

3 muaj më parë

Në datën 9 nëntor është ndarë nga jeta një prej ikonave të padiskutueshëm të humorit shqiptar, Koço Devole.Kolegu i tij Agron Llakaj është kthyer pas në kohë duke kujtuar aristokratin e humorit shqiptar. Agroni ka publikuar një foto të vjetër me të ndjerin duke shprehur të gjithë trishtimin e tij.

“I Madhi dhe i paharruari Koço Devole. Aristokrati humorit shqiptar. Jeta është e tillë, të rrëmben në të tashmen me të gjitha pakënaqësitë, trishtim dhe zhgënjim…por kjo nuk na bën të të harrojmë Ty o i paarritshmi Koço Devole… Ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je Ti. Në këtë 2 vjetor të ndarjes tënde nga ne, po të kujtoj me këtë fotografi…sepse ti ishte vertetë aktor papjoni. I paharruar i shtrenjti Koço.”, shkruan Goni në postimin e tij.

 

Të ngjashme