Kryefjala Logo

Agron Llakaj jo vetëm “mësues” jete por edhe gjuhe (për Romeon dhe Donaldin)

21 Maj, 2022 | 10:32 am

Agron Llakaj ka qenë jo vetëm frymëzim por edhe mbështetje shumë e madhe artistike për Romeon dhe Donaldin. Goni ishte një mbështetje shumë e madhe për Donaldin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e Big Brother Vip.

Por aktori i njohur i humorit nuk mund mos të ishte e ftuar edhe në programin e tyre më të ri “Më lër të flas”. Duke folur për të gjitha ftesat që çunat i kanë bërë Gonit, drejtuesi i Al Pazar ka kujtuar të gjitha herët kur ka qenë i ftuar në programet e tyre. Dhe pikërisht në këtë moment Romeo kujton që do ta kapte Gonin në një gabim gjuhësor, për të cilën aktori i njohur detyrohet të bëj edhe mësuesin e gjuhës, duke i shpjeguar se titulli nuk mund të lakohet ose zgjedhohet.
Por ajo që realisht është e frikshme është përgjigjia e Romeos, i cili thotë se nuk e di cfarë quhet është lakim. Ehhh ca të themi më përveçse ti gëzoni prezantuesit e rinj të Top Channel.

P.S nëse këtë batutë e ka thënë për të qeshur e sigurojmë Romeon që nuk është aspak e tillë.

 

 

Të ngjashme