Kryefjala Logo

Agron Llakaj humb babanë në ditën e lindjes…

8 Qershor, 2023 | 2:19 pm

Agron Llakaj këtë të enjte ka humbur babanë e tij. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë artisti me anë të një postimi tejet prekës.

Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish!  Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti! Sa më mungon mor bab…ahhhh… ”, ka shkuar Agroni në postimin e tij, teksa të menjëhershme kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për të.

Të ngjashme