Kryefjala Logo

Agravohet debati mes Oltës dhe Ronaldos. “Ti s’je për balet, ti s’je për juri”…

20 Tetor, 2023 | 11:28 pm

Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka duket se do të kenë debate të forta, nëse ky i fundit do të jetë për një kohë të gjatë në “Dancing with the Stars”. Ronaldo e nisi mbrëmjen me nje sulm fjalësh për Oltën, duke komentuar një batutë të aktores e cila i tha gazetarit “se ai para shfaqjes kishte ngrënë një sanduiç”.

Kaq ka mjaftuar që Ronaldo të thotë se ndihej i ofenduar dhe se Olta nuk e meritonte rolin e anëtares së jurisë, ndërsa aktorja i tha se ai nuk e meritonte pistën e kërcimit.

Debatet kanë agravuar edhe më shumë por në fund Olta i dha Ronaldos 4 pikë, duke shtuar se herën tjetër do marrë 2 pikë. Ndërsa gazetari tha se Olta favorizon konkurrentë si Eni Shehu, Roerd Toçe dhe Armaldo Kllogjeri.

 

Të ngjashme