Agnesa Hadërgjonaj shtatzënë për herë të dytë, flet Albërije Hadërgjonaj

3 muaj më parë

Albërije Hadërgjonaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Zemër Luana”.

Ajo është pyetur për disa thashetheme që thonin se Agnesa, vajza e saj e madhe është shtatzënë. “Thuhet se vajza jote Agnesa është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të të bëjë gjyshe sërish, na zbulo si është e vërteta!”- është pyetur Albërija e cila nuk ka ngurruar të pranojë lajmin dhe të tregojë se është shumë e lumtur.

Rikujtojmë se Agnesa i dha fund vite më parë martesës me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë dhe tani është e lumtur me partnerin e saj të ri dhe janë drejt ditës së ëmbël që do bëhen prindër.

Të ngjashme