Showbiz
Afrona foli hapur dhe ashpër: Kam humbur kohë!
12 Gusht, 2022 | 8:05 pm
“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë” është ky mesazhi i qartë, i shkurtër dhe i saktë që na vjen nga Afrona Dika, ish partnerja e këngëtarit, Blero Muharremi.
Mesa duket pak ditë pas ditëlindjes Afrona ka vendosur të flas (jo drejpërdrejtë) por me anë të kësaj shprehjeje tepër të goditur që e ka postuar në rrjetet e saj sociale.
Këtë shprehje ajo e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin “Kjo është jeta”. E në fakt e tillë është jeta me ndarje e pajtime, por që me këtë shprehje të fundit Afrona nuk besojmë se do t’i japë një shans të dytë Bleros.