Showbiz
Afrona flet për ndarjen nga Blero dhe të dashurin e ri: Tani jam hënë e plotë me të në krah!
6 muaj më parë


“Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme”, kështu është shprehur ish bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika.
Ajo u pyet sepse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen. Afrona tregoi se fshirja e fotove e ka ndihmuar pasi ia ka lehtësuar procesin pas divorcit.
“E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proçes, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas”, ka treguar ajo.
Ajo tha gjithashtu se , “tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.“