Showbiz
Adrola Dushi uron live ish-burrin: “Jetë të lumtur ty dhe Fifit”
14 Maj, 2022 | 10:27 am

Adrola Dushi ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku nuk ngurroi të fliste për jetën e saj private dhe profesionale.
Pasi tregoi se është “single”, Donald dhe Romeo Veshaj e ‘ngacmuan’ duke e pyetur nëse e ka uruar ish-burrin e saj Adis Patushin për lidhjen e tij me Fifin.
Pjesë nga intervista:
Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?
Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.
Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?
Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.