Friday, October 15, 2021

Latest Posts

Adi Krasta dhe Edi Rama, dy rrahjet që tronditën Tiranën të cilat kujtohen ende sot. (Foto)

Vitet 90’ ishin një periudhe trazirash, të turbullta për Shqipërinë. Vendosja e një sistemi të ri i gjeti të papërgatitur shqiptarët në një Shqipëri të “hutuar” nga ndryshimi. “Rrënimi” erdhi kur qytetarët besuan ekonomine dhe të ardhmen e tyre në mënyren më të gabuar të mundshme, në firmat piramidale. Ende sot e kësaj dite reflektohet dëmi i madh I shkaktuar në atë periudhë.

Rendi i pasigurt i shoqërisë reflektohej në politikë dhe në televizion kur shpesh dëgjoheshin rrahje në rrugë të intelektualëve. Dy prej këtyre rrahjeve bënë bujë në Tiranën e vitit 1992 dhe vitit 1997, ku protagonistë u bënë një prezantues dhe një publicist që fliste ashpër kundër Sali Berishës.

Me ardhjen e pluralizmit politik, erdhi dhe pluralizmi në televizion, asokohe Adi Krasta ishte prezantues i spektaklit “12 vallëzime pa 1 të shtunë” që transmetohej ne Radio Televizionin Kombëtar. Spektakli gjithashtu kishte dhe një prezantuese femër Valbona Coba. Për një periudhë publiku e pa Adi Krastën të shfaqej në televizor me syrin e djathtë të nxirë.

Në atë kohë u përfol se disa njerëz pranë Sali Berishës kishin dhunuar prezantuesin por më vonë një version tjetër mori “dhenë”. U përfol se Adi Krasta ka komplimentuar vajzën E.T, të ftuar nga publiku në skenë duke bërë xheloz të dashurin e kësaj të fundit që njihej si i fortë problematik. I dashuri i saj flitej se ka rrahur në një dyqan të kryeqytetit Krastën duke tronditur mbarë opinionin publik. Vetë Adi Krasta nuk ka folur kurrë për këtë ngjarje duke lënë të dyshimta të dyja versionet.

Në trazirat e vitit 1997, Edi Rama njihej si publicist që shkruante ashpër kundër qeverisë në gazetën “Koha Jonë”. Kryeministri aktual është goditur me levë në kokë dhe fytyrë rreth 24 vite më parë ku ka shpëtuar mrekullisht nga një dëmtim më serioz. Menjëherë pas ngjarjes, Rama në atë kohë akuzoi agjentët e Shërbimit Informativ të Shtetit për dhunimin teksa këta të fundit akuzoheshin për rrahje dhe të intelektualëve të tjerë ato vite.

U përfol për ish-kreut SHIK-ut , Bashkim Gazidede , i cili urdhëroi punonjësit të rrihnin Ramën. Vetë Fatos Klosi vite më vonë ka pohuar dicka të tillë . “Ishte SHIK-u i Gazidedes dhe i Sali Berishës, të cilët urdhëruan sulmet ndaj Edi Ramës dhe intelektualëve të tjerë”, deklaroi Klos në vitin 2015.

 

Gjithashtu ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka shprehur se rrahja e  Ramës në vitin 1997 u bë me urdhër të Gazidedes.
“Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës.” – ka thën Izet Haxhia në vitin 2016 kur ishte ende në Stamboll të Turqisë.

Latest Posts

Don't Miss